Lëvizja Besa e pregatitur për votimin në Kuvend pas dështimit të referendumit

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Edhe përkundër faktit se si parti opozitare u përballëm me vështirësi për të paraqitur thirrjen tonë për të votuar PRO referendumit si dhe kufizimeve që pushteti i bëri deputetëve tonë për paraqitje në programin e paguar politik, ne përsëri arritëm në maksimum të mobilizojmë votën opozitare të shqiptarëve në Maqedoni.

Së pari më lejoni të falenderoj gjithë ata që ju përgjigjën thirrjes tonë për të dalë dhe votuar në këtë Referendum duke e kryer obligimin e tyre me përcaktimin pro NATO dhe BE.

Nga dalja që kemi parë në vendbanimet me shumicë shqiptare, u dëshmua edhe njëherë përcaktimi PRO NATO dhe BE i shqiptarëve dhe ky përcaktim i shqiptarëve është obligim i joni si parti politike që të mos lejojmë që dikush të shkelë mbi vullnetin e pastër të shqiptarëve këtu në Maqedoni.

Pavarsisht se ky proces nuk kaloj cenzusin e pritur prej 50% plus 1, qytetarët e vendit kanë dërguar një mesazh politikës, që për të ardhmen e Maqedonisë duhet të votojnë ata që i ka zgjedhur popullit duke marrë përgjegjësinë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja Besa tashmë është e pregatitur për fazën që vijon, pra atë të ndryshimeve kushtetuese ku do japim sygjerimet dhe këndveshtrimet tona për të bërë korigjimet dhe saktësimet e nevojshme për të patur një kushtetutë e cila do garantojë barazine e plotë të shqiptarëve në Maqedoni dhe do ndërtojë të ardhmen e sigurtë evropiane të këtij vendi në NATO dhe BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu