Lëvizja BESA kërkon nga ASH: Pse nuk u bë koalicioni trepalësh?

Lëvizja BESA kërkon nga Aleanca për Shqiptarët që të njoftojë opinionin se çfarë po ndodh me nismën e saj për koalicionin trepalësh.

“Sot publikisht kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët t’i përgjigjet opinionit publik se çfarë ndodhi me koalicionin trepalësh? A ka dështuar ky process ose jo, pasi që ne por edhe gjithë opinioni public duhet ta dinë të vërtetën dhe këtë përgjigje duhet ta japë Aleanca për Shqiptarët si iniciatore e një bashkëpunimi trepalësh”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.

Prononcimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Opinioni publik është në pritje të një koalicioni opozitar, i cili jo vetëm që duhet të jetë fitues në zgjedhjet e 12 Prillit por mbi të gjitha të jetë edhe ndryshimi i qasjes në qeverisje dhe vetë qeverisjes, sidomos për shqiptarët. Duke u nisur nga këto premisa, Lëvizja BESA ka treguar pjekuri dhe tolerancë politike me të vetmen arsye, që të mos vrasim shpresën e qytetarëve që me shumicë absolute që nga viti 2016 përkrahin politikat e opozitës shqiptare apo thënë ndryshe duan t’i ndëshkojnë politikat e gabuara të BDI-së.

Edhe përkundër imponimeve dhe demostrimit të forcës nga ana e partive tjera politike, Lëvizja BESA vazhdoi me qetësi dhe maturi të mbajë orientimin e vet opozitar duke shtruar dorën e bashkëpunimit ndaj Aleancës për Shqiptarët, duke pranuar atë si udhëheqëse të një procesi opozitar dhe e gjithë kjo, jo për shkak se jemi më të dobët politkisht por sepse e kemi seriozisht përpjekjen dhe bindjen ta sjellim ndryshimin!

Për fat të keq, duam ta njoftojmë opinionin dhe qytetarët se kemi ardhur në një pikë ku lindin dyshimet se sinqeriteti, korrektësia dhe transparenca jonë po keqpërdoret dhe ajo që është më e keqja prej gjithë kësaj situate të stërzgjatur pësojnë mbështetësit opozitarë të cilët me çdo kusht dhe çdo çmim duan të krijohet një opsion fitues që BDI-në do ta dërgojë në opozitë dhe shqiptarëve t’u rikthejmë shpresën me një qeverisje ndryshe pas 12 Prillit.

Kaloj thuajse një muaj që Lëvizja BESA me vendim të kryesisë qendrore pranoj ofertën e Aleancës për Shqiptarët për një koalicion trepalësh si dhe tentimeve nga Lëvizja BESA për një takim trepalësh, ndërsa edhe përkundër gjitha përpjekjeve dhe ndërmjetsimeve nga miq tonë të përbashkët me ASH-në, kjo nismë nuk morri një epilog, prandaj sot publikisht kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët t’i përgjigjet opinionit publik se çka ndodhi me bashkëpunimin tre palësh? A ka dështuar ky proces ose jo, pasi që ne, por edhe gjithë opinioni publik duhet ta di të vërtetën dhe këtë përgjigje duhet ta japë Aleanca për Shqiptarët si iniciatore e një bashkëpunimi trepalësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu