Lëvizja Besa: Mbretëresha Elisabeta e Dytë, mike e shqiptarëve, u prehtë në paqe

Me rastin e ndarjes nga jeta të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, Lëvizja BESA nëpërmjet një telegram ngushëllimi shpreh keqardhje për vdekjen e saj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarje nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Ndajmë dhimbjen me Popullin e Mbretërisë së Bashkuar, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Përveç si mike e popullit tonë, Mbretëreshën Elizabeta e Dytë do ta mbajmë mend gjithmonë si një udhëheqëse të vendosur dhe shumë pozitive. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegram ngushëllimin e Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu