Rrugë të shkatërruara dhe kaos i vërtetë mbretëron në komunikacion në njërën nga lagjet më të vjetra të Tetovës – Çarshia e Epërme.
Banorët e revoltuar ankohen tek BESA se tashmë 6 vite me radhë gjendja katastrofale e rrugëve në këtë lagje e vështirëson funksionimin normal, duke akuzuar drejtpërsëdrejti kryetaren e Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifit, si fajtore kryesore.
Lëvizja BESA – Tetovë vlerëson se gjendja katastrofale e rrugëve në Tetovë është si pasojë e keq menaxhimit të skajshëm nga komuna, dhe e dënon ashpër këtë papërgjegjësi të zyrtarëve komunal. Dikush do të ketë përgjegjësi dhe kjo do të ndodhë pasi Lëvizja BESA t’a merr në menaxhim komunën e Tetovës pas zgjedhjeve komunale, me ç’rast një nga prioritetet tona do të jenë investimet në infrastrukturë për mirëqenien e qytetarëve të Tetovës.