Lëvizja në kufi pa pengesa, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë në fundjavë

Nga sot lëvizja në kufirin me Kosovën do të bëhet pa pengesa dhe regjistrime përgjatë çdo fundjave.

Lehtësimet vijnë pas marrëveshjes në mbledhjen e dy qeverive, ku u vendos që deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu