Lewandowski afër kalimit në “Camp Nou”, Bayern e “zhduk” nga reklama e “Konami” (VIDEO)

Robert Lewandowski po jeton ditët e fundit si lojtar i Bayern Munich, pasi sulmuesi polak është gjithmonë e më afër kalimit te Barcelona, skuadër që po këmbëngul për shërbimet e tij.

Mes katalanasve dhe bavarezve akoma vazhdojnë diskutimet për të arritur në marrëveshjen që sulmuesi polak të kalojë në “Camp Nou”.

Barcelona nga ana e saj është duke përgatitur një ofertë të re për lojtarin, që do t’iu afrohej 50 milionëve, sa klubi gjerman kërkon për transferimin. Bayerni ka qenë jo fleksibël për këtë shumë dhe katalanasit po kërkojnë një ofertë ndërmjet pagesës fikse dhe bonuseve që përshtaten me pretendimet e klubit shitës.

Bayerni ka filluar ta pranojë që polaku do të largohet. Prova është se gjigantët e futbollit gjerman nuk e kanë përfshirë Lewandowskin në një nga videot e tyre promovuese të markës “Konami”.

Një dëshmi e qartë se ata nuk kanë gjithçka me vete që lojtari të vazhdojë në Mynih sezonin e ardhshëm. Deklaratat e sulmuesit janë të qarta, duke thënë se koha e tij te Bayern Munich kishte mbaruar. Prandaj, duke pasur parasysh mundësinë e një largimi, Bayerni ka zgjedhur të mos e përfshijë lojtarin në këtë video.

Ndërkohë, polaku është ende me pushime, duke pritur ditën kur teorikisht do t’i duhej të rikthehej në stërvitje me bavarezët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu