Lewandowski flet me bindje: Cikli im te Bayern ka mbaruar, shpresoj të mos më pengojnë të largohem

Robert Lewandowski e ka konfirmuar zyrtarisht tashmë se cikli i tij te Bayern Munich ka përfunduar. Bomberi polak, i cili është objektivi kryesor i Barcelonës, këtë herë e ka deklaruar plotësisht se qëndrimi i tij te klubi gjerman nuk mund të vazhdoj më dhe është shprehur se zgjidhja më e mirë është largimi i tij nga kampionët e Gjermanisë.

Nuk më pëlqen të jem në këtë situatë. Koha ime te Bayern ka mbaruar. Nuk shoh asnjë shans për të vazhduar karrierën time atje. Shpresoj që të mos të më pengojnë të largohem, le të shohim se çfarë do të bëjë me të ardhmen time këto dy javë, por nuk do të vazhdoj më karrierën time këtu dhe zgjidhja më e mirë është të largohem.

Në parim, lojtari polak preferon të presë përfundimin e pjesëmarrjes në Nation League me Poloninë, më 14 qershor, për të shpallur një vendim përfundimtar se te cili ekip do të transferohet.

“Pas kompeticionit do të kemi kohë të flasim për situatën, por nuk shoh më asnjë mundësi reale për të qëndruar më te Bayern”, ka përsëritur ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu