Lewandowski shkëlqeu me dopietë në fitoren e Barçës, Xavi: Lider i lindur, fat që e kemi

Barcelona dhuroi spektakël ndaj Valladoidit, teksa katalanasit triumfuan pastën 4-0, në një ndeshje që foli në favor të blaugranave.

Padiskutim lojtari i ndeshjes do të ishte përsëri Robert Lewandowski, i cili edhe në këtë ndeshje arriti të shënonte dopietë duke udhëhequr Barçën drejt fitores. Pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez nuk i ka kursyer lavdet për polakun, teksa ka theksuar se Leëandoëski është një lider i lindur dhe se janë me fat që e kanë në “Camp Nou”.

Që Lewandowski shënon, kjo nuk është risi për mua apo për të tjerët. Unë dua të ndaj diçka tjetër me ju, dua të ndaj mënyrën se si ai luan, se si e zgjedh kohën, se si lëviz, se si e mbron topin.

Të gjitha i bën në mënyrë të shkëlqyer. Ai është një lojtar fantastik, spektakolar. Ai është një lider i lindur. Unë dhe Barcelona jemi të bekuar që e kemi në skuadër, sepse ai është një shembull për të gjithë, një punëtor i palodhur dhe shumë modest.

Duket sikur e gjithë skuadra punon për të, por në fakt ai po punon aq shumë për skuadrën, është një lojtar që di të bëjë diferencën në fushë, komunikon me të rinjtë dhe i udhëzon”, ka theksuar tekniku spanjoll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu