Libri shqip e emrat maqedonas, qytetari kjo është fyese

Edhe pse shqiptarët përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po lihet në harresë. Kjo ka bërë që në shumë institucione zyrtare të mos flitet më shqip dhe brezat e rinj të hasin vështirësi në mësimin e saj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut është shqiptari Jeton Shaqiri. Por ky ministër shqiptar duket se nuk interesohet fare për gjuhën që mësojnë brezat e rinj dhe edukatën që ata marrin në librat shkollorë.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë, faktin se në librat e fëmijëve emrat janë të gjithë maqedonas edhe pse vetë librat janë të shkruar në gjuhën shqipe.

Një rast i tillë ndodh në librin e Matematikës në klasën e dytë të shkollës fillore shtetërore. Qytetari thotë se të gjithë emrat që mësojnë fëmijët në këtë libër janë maqedonas.

Qytetari kërkon reagimin e menjëhershëm të ministrit shqiptar të arsimit pasi e konsideron fyese dhe nënçmuese faktin se një fëmijë 7-vjeçar mëson këta emra dhe sllavizohet.

Denoncimi i qytetarit:

“Ministri shqiptar, a krejt emrat që mësojnë fëmijët tanë në Maqedoni janë emra maqedonas. Ju lutem publikojë që të zgjohet ministri. Libri I klasës së dytë Matematika Shkollë shtetore

Beso për neve shqiptarët e Maqedonisë është nënçmuese dhe fyese, si fëmijë 7 vjeçar ti mësoj këta emra dhe pastaj ti duket normal, dhe të fillojmë kadal të slavizohen, siç është bërë me shqiptarët ortodoks“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu