Vetëm 33 deputetë nuk kanë munguar në asnjë seancë plenare që Parlamenti i Maqedonisë ka mbajtur në periudhën janar-qershor të vitit 2016, tregojnë rezultatet nga numri i 17-të i publikimit “Deputeti im” që u prezantua sot.
Rendimenti i deputetëve shqiptar është skajshmërisht i dobët. për nga përtacia vecohen dy liderët e BDI-së dhe PDSH-së. Në seancat plenare aspak nuk kanë diskutuar 15 deputetë mes të cilëve janë edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, ndërsa në seancat e trupave punues për diskutim nuk janë paraqitur 19 deputetë mes të cilëve poashtu janë Ali Ahmeti dhe Thaçi.
Më shumë mungesa të arsyeshme nga seancat plenare kanë Hazbi Lika nga BDI-ja (65) pas ç’ka vijojnë Ali Ahmeti me 64, Menduh Thaçi me 63 dhe Artan Grubi me 61.
Ndryshe, nuk ka se si sqarohet kriza shoqërore që ka ngërthyer shqiptarët në të gjitha sferat. Pjesëmarrja e ulët i deputetëve shqiptar në Parlament, reflekton vështirësi dhe diskriminim për shqiptarët, të cilët janë të papërfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse./infoshqip.com