Liga Premier i dorëzohet Erling Haalandit: Ai do të thyejë çdo rekord golash që ekziston

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka shënuar deri më tani nëntë gola në pesë ndeshjet e para të sezonit në kampionatin anglez, duke marrë lavdërime nga analistët televiziv dhe trajneri i tij Pep Guardiola.

Ai ka shënuar tashmë dy het-trik ndaj Nottingham dhe Crystal Palace, një dygolësh ndaj West Ham dhe një ndaj Newcastle.

Ndeshja e vetme që nuk gjeti rrjetën ishte ajo ndaj Bournemouth.

Këto ndeshje dhe gola kanë bërë që ish sulmuesi i famshëm anglez, Michael Owen, të lavdërojë norvegjezin.

“E përsëris; ky djalë do të thyejë pothuajse çdo rekord të golave ​​që ekziston”.

“Ai është i madh, shumë i shpejtë, klinik para portës dhe po luan në një ekip që krijon dhjetëra raste. Gjithçka që duhet të bëjë është të qëndrojë në formë”, ka thënë Owen.

Owen nuk ishte i vetmi që kishte fjalë admirimi për Haaland. Një tjetër sulmues legjendar, Gary Lineker , ishte plot lëvdata për norvegjezin, i cili u përshëndet edhe nga trajneri i tij, Pep Guardiola .

“Kur Man City e bleu Erling , të gjithë folën për atë që ai ka bërë në të kaluarën”.

“Ajo që ne donim të bënim është ta ndihmonim atë. Shpresojmë që ai të kënaqet dhe të shënojë më shumë gola”.

“Atë që ai ka bërë në Norvegji, Austri dhe Gjermani, ai po përpiqet ta bëjë këtu. Ai është i talentuar, ne e dinim”, deklaroi Lineker.

“Një legjendë si Kun Aguero”

Pep Guardiola theksoi se Haaland ka atë që duhet për të ndjekur hapat e Sergio Agueros për t’u bërë një legjendë e Manchester Cityt.

“Sergio është legjendë. Askush nuk mund të thyejë pozicionin në zemrat e tifozëve të Man Cityt, pasi ka shënuar golin më të rëndësishëm në historinë moderne”.

“Erling ka cilësinë për të qenë atje. Nuk ka të bëjë me atë apo Sergion. Ajo që ka bërë Sergio është e mahnitshme. Por Erling e ka këtë talent”, deklaroi trajneri i njohur. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu