Ligj për punësimin e 100 studentëve më të mirë, kriteret lënë jashtë listës UT-në

Qeveria propozon ligj për punësimin e 100 studentëve më të mirë nga 5 universitetet më të suksesshme në vend. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mbrojnë ligjin me bindjen se i njëjti do t’i kualifikojë studentët në drejtimet e tyre,transmeton Antpress.
Nga PDSH ligjin e quajnë diskriminues, pasi studentët nga Universiteti Tetovës nuk do të mund të punësohen. Deputeti Bekim Fazliu thotë se në ligj nuk obligohet edhe njohja e gjuhës shqipe.

BDI si mbështetëse e ligjit ka një vërejtje. Kërkon uljen e kriterit. VMRO-DPMNE e quajti ligjin mundësi për parandalimin e largimit të studentëve më të mirë jashtë vendit, ndërsa LSDM kërkon që të hiqet kriteri nga ku kërkohet që studentët të bëjnë raport sa profesor të tyre kanë publikuar botime shkencore nëpër revista ndërkombëtare.

Komisionet që do të përzgjedhin të diplomuarit përbëhen nga përfaqësues të Ministrisë së Informatikës, Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të 5 universiteteve më të mira. Varësisht rang-listës së Ministrisë së Arsimit do të punësohen edhe studentët e diplomuar. Kjo nënkupton që nga universiteti i radhitur si i pari do të punësohen 30 studentë, i dyti 25, i treti 20, i katërti 15 dhe i pesti 10 studentë të diplomuar. Referuar rang-listës së Ministrisë së Arsimit por edhe listës së Shangait, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” radhitet i pari, “Goce Dellçev” i dyti, “UEJL” i treti , universiteti i “Shën apostuj Pavle” i katërti dhe i pesti “Shen Klimenti i Ohrid”. USHT gjendet e nënta në këto lista./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu