Ligji për gjuhët, VMRO padit Xhaferin, Ibrahimin dhe Kotovskin

VMRO-DPMNE sot ka dorëzuar padi penale kundër kryetarit të Kuvendit ,Talat Xhaferi, nënsekretarit gjeneral të Kuvendit, Nexhbedin Ibraimi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të Detyrës dhe Autorizimit Zyrtar” sipas nenit 353 dhe “Shoqërim Kriminel” sipas nenit 394 dhe “Sabotim” sipas nenit 315 të Kodit Penal të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Xhaferi, Ibraimi dhe Kostovski, me vetëdije dhe me paramendim të plotë kanë kryer një sërë keqpërdorimesh gjatë së cilës e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit. Të njëjtët në mënyrë të pandershme dhe përçarës, në kundërshtim me Kushtetutës dhe ligjet kanë mundësuar publikimin e ligjit për dygjuhësi pa nënshkrim të presidentit të shtetit, me çka kanë sjellë dygjuhësi jo-kushtetuese”, deklaroi sekretari i partisë, Igor Janushev.

Siç tha ai, Xhaferi nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar që ta dërgojë ligjin për publikim, ndërkaq Ibraimi, në cilësinë e shërbimit teknik nuk ka pasur kurrfarë autorizimi ta nënshkruajë.

Ai shtoi se për momentin në proces është edhe dorëzimi i dokumentacionit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën të hënën pritet ta dërgojë, me të cilën VMRO-DPMNE kërkon që e njëjta të deklarohet për shqyrtimin e ligjit dhe shqiptimin e masës së ndalimit të përkohshëm për implementimin e të njëjtit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu