Limaj: Ky është kushti për pezullimin e taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk janë të lidhura për një çështje siç është taksa.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të thella dhe asnjëherë nuk do të mund të zbehen apo vihen në pikëpyetje.

Limaj ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë rrugë më i dhanë mundësi dialogut. Ka thënë se po i marrin seriozisht deklarimet e partnereve ndërkombëtarët. Ndërsa thotë se nuk është mirë të kushtëzohet dialogu, sepse kushtëzimi vështirëson marrëveshjen.

“Çështja e taksës e di që është bërë shumë zhurmë në Beograd, taksa në rrethana normale është një veprim absurd dhe në shpërputhje totale me vizionin tonë, mirëpo duhet kthehemi në realitetin që jetojmë. Marrëdhëniet Kosovë- Serbi nuk janë normale. Serbia nga mëngjesi deri në darkë tenton me pengu Kosovë dhe synon ta çmontojë ato. Ju s’mund të reagoni apo të bëni ndonjë veprim normal, kur ju silleni kështu. Ajo që ne po themi është duhet pushojnë arsyet për heqjen e taksës”, ka thënë Limaj për RTK2

Kosova, thotë Limaj, ka dhjetëra mundësi me vu kushte për dialog, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Vuçiq para disa javë e mohoi masakrën e Recakut dhe e paraqiti si një lloj konspiracioni e shpifje. Me këtë formë nuk mund t’i ndihmoni dialogut. Serbia duhet ta kuptoj që Kosova do të sillet në mënyrë reciproke me Serbinë”, ka thënë Limaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu