Limaj: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit. Limaj u ka shprehur mirënjohjen djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë mbështetjene tij të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Po ashtu ai i ka ofruar mbështetje të plotë institucioneve të vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Postimi i plotë:

Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione. U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.

Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës.

Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu