Lind fëmija i parë në Maqedoni, çifti shqiptar në Shkup bëhet me djalë në orët e hershme të 2017

Fëmija i parë në Shkup për 2017 është djalë, i lindur në orët e hershme të mëngjesit pra në 04.15 në spitalin e specializuar për gjinekologji ”Nënë Tereza” në Çair.

Fëmija peshon 3 kg e 400 gram dhe i gjatë 53 cm. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini e lindur në vitin 1991, bëjnë të ditur nga qendra për menaxhim me kriza.

Nënën dhe fëmijën tradicionalisht do t’i vizitojë sot kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i cili do bëj dhe ndarjen e dhuratës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu