Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë çmimin që ka marrë tani Salah, egjiptiani u bashkohet shumë legjendave të futbollit

Mohamed Salah është zyrtarisht fituesi i 19-të i çmimit Golden Foot. Në një natë ku Lionel Messi ngriti trofeun e Topit të Artë për të shtatën herë, u mësua se edhe sul muesi i Liverpoolit ka fituar një çmim të madh.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Salah nuk ishte në gjendje të merrte pjesë personalisht në ceremoninë, por gruaja e tij ishte aty për të marrë çmimin prestigjioz që është fituar nga kaq shumë legjenda.

Fitimi i çmimit Golden Foot do të thotë që gjurmët e lojtarit do të zënë vendin në shëtitoren e Kampionëve në Monako së bashku me gjurmët e legjendave si, Pele, Diego Maradona dhe shumë të tjerëve.

Duke reaguar ndaj triumfit të tij historik, Salah tha: “Unë jam gjithmonë shumë i lumtur kur fitoj një çmim. Çmimi Golden Foot ka një domethënie të veçantë për mua, sepse është fituar nga shumë legjenda të futbollit botëror. Për këtë arsye e konsideroj një çmim vërtet special”.

Dhe Salah u përball me një konkurrencë tepër të vështirë për të dalë në krye me Messin (që ende nuk e ka fituar këtë çmim), Gerard Pique, Robert Leëandoëski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Karim Benzema dhe Romelu Lukaku që përmbyllnin të nominuarit në vitin 2021.

Por, si funksionon në të vërtetë çmimi Golden Foot Aëard? Përveç kësaj, është një vlerësim shumë i vështirë, saqë edhe Messi nuk e ka marrë ende çmimin. Këmba e Artë krenohet si ‘çmimi i vetëm që mund të fitohet vetëm një herë në karrierë’ me vetëm lojtarë aktivë mbi moshën 28 ​​vjeçare të kualifikuar për të marrë gjurmët e arta.

Mediat sportive nga e gjithë bota ngushtojnë një përzgjedhje fillestare prej 50 kandidatësh nga Komisioni i Këmbës së Artë në 10, përpara se tifozët e futbollit të thonë fjalën e fundit si pjesë e një sistemi votimi online.

Pra, kujt i bashkohet Salah në listën e dekoruar të ish-fituesve të Këmbës së Artë, mund ta shikoni më poshtë:

2003 – Roberto Baggio
2004 – Pavel Nedved


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu