Lirohet 29 vjeçarja që u lidh me litar për ti bërë përshtypje burrit

29 vjeçarja e arrestuar pasi sajoi një grabitje, tashme është liruar me urdhër të prokurorit Dalina Azuni, e akuzuar për kallëzim të rremë. E reja ndodhej vetëm në banesë kur ka lajmëruar të afërmit dhe policinë në numrin e emergjencave 112, se një person kishte hyrë në shtëpi dhe kishte arritur të merrte prej andej shumën prej 65 mijë lekësh.

Pas hetimeve paraprake, kontrolleve të ushtruara dhe dyshimit mbi dëshminë e gruas, policia gjeti shumën e parave të fshehura në një dhomë tjetër të banesës.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen bashkëshortit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim, por vetëm mosmarrëveshje mes tyre.

29-vjeçarja tashmë akuzohet për “kallëzim të rremë” dhe “njoftim i rremë” në organet e rendit publik. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu