Lista Serbe ka në dispozicion vetëm nëntë kandidatë për deputetë, mandati i dhjetë i kalon partisë së Rada Trajkovicit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën.

Në bazë të sistemit zgjedhor të Kosovës deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.

Zëvendësimi bëhet nga kandidatët për deputetë që kanë më së shumti vota nga e njëjta parti.

Mirëpo në rastin në fjalë Lista Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare ka garuar me 20 kandidatë për deputetë duke fituar dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ivan Todosjeviq ishte dënuar me dy vite bur*gim nga shkalla e parë më 5 dhjetor të vitit 2019, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

I njëjti ishte zëvendësuar nga deputetja Dragana Antonijeviq dhe si rrjedhojë Lista Serbe tashmë ka në dispozicion vetëm nëntë kandidatë për deputetë në dispozicion që mund të bëjnë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu