Lista zgjedhore në dispozicion për verifikim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do ta lë në dispozicion për shqyrtim listën zgjedhore me ç’rast qytetarët do të mund të bëjnë verifikimin e të dhënave të regjistruara. Kontrolli, siç është paraparë me Listën e afateve të Komisionit, do të përfundojë më 11 nëntor. Dhjetë ditë më vonë, gjegjësisht më 21 nëntor KSHZ-ja duhet ta mbyll listën, ndërsa më 1 dhjetor edhe të nënshkruaj.

Ndërkohë vijon afati për paraqitjen e qytetarëve për të votuar në zgjedhje të cilët janë për punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Dje deri në orën 14 gjithsej 2.099 qytetarë të Republikës së Maqedonisë të cilët janë për punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e Komisionti Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë paraqitur për votim përmes aplikacionit në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Prej tyre, siç kumtoi KSHZ, janë pranuar 1.413 aplikacione, 61 janë refuzuar, ndërsa 625 janë në proces të përpunimit.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kumtojnë se paraqitja për votim për Zgjedhjet e parakohshme për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në sipërfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit gjegjësisht zyrat konsullare do të zgjasë deri më 11 nëntor 2016.

Paraqitja mund të bëhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu