Lloga: Demokracia varet nga liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të gjithë gazetarëve, videografëve, fotoreporterëve, mediave dhe punonjësve të mediave, ua uroi 3 Majin-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Gazetarët duhet të punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të jenë të liruar nga çdo lloj presioni. Gazetari e lirë është e barabartë me gazetari cilësore. Media të lira dhe të pavarura janë të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet në shoqëri. Qytetarët kanë nevojë për informata të sakta, në kohë dhe të verifikuara. Vetëm një gazetari cilësore, e përgjegjshme dhe etike mund të sjellë deri në zhvillim të demokracisë, gjithëpërfshirjes dhe shoqëri rezistuese. Apeloj, të gjithë së bashku t’u kundërvihemi dezinformatave, të cilat kanë për qëllim të krijojnë një pasqyrë të rrejshme në shoqëri dhe panik te qytetarët”, udhëzoi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet të ndryshimeve ligjore për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, mundësoi të garantohet liria e shprehjes. Me këtë ligj ulet në mënyrë drastike masa e gjobave për punonjësit e mediave për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmi ndaj gazetarit dënohet si sulm ndaj zyrtarit.

Qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet edhe në përmirësimin e gjendjes në këtë sferë për të mundësuar ecurinë e pavarur, profesionale dhe dinjitoze të profesionit të gazetarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu