Ministri i drejtësisë i RMV-së, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka vizituar Departamentin e Shtetit Amerikan ku takoi Nicole Chulick, zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Zyrën e Çështjeve Publike Globale, Noah Krystel nga zyra për demokraci dhe të drejta e njeriut (DRL) dhe Benson Siwek, desk officer për RMV ku bisedua për zhvillimet aktuale në RMV, ndryshimet kushtetuese, procesin e reformave në drejtësi si dhe situatën në gjyqësor dhe prokurori.
“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në RMV, ndryshimet kushtetuese, procesin e reformave në drejtësi si dhe situatën në gjyqsor dhe prokurori. Ministri Lloga falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e institucioneve dhe ngritjen e një sistemi që do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend, por edhe në fushat e tjera dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.” tha ministri Lloga.