Lloga njofton fillimin e reformës, Kuvendi miraton ndryshimet ligjore për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve

Ministri Krenar Lloga ka njoftuar fillimin e reformës në drejtësi. Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore për Akademinë e gjykatësve dhe prokurotëve.

Kuvendi e miratoi Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.
Ndryshimet parashikojnë unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, si dhe ridefinimin e mënyrës së procedurës së provimit pranues dhe atij përfundimtar duke u bazuar në mënyra matëse dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.

Me këtë ligj mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnim fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik”, ka njoftuar ministri Lloga nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu