Lojtarët shqiptarë dalin në fushë, tifozët turq bëjnë reagimin e turpshëm

Futbollistët e kombëtares shqiptare sapo kanë hyrë në fushën e blertë në stadiumin e Stambollit “Sukru Saracoglu”, ku më pas do të fillojnë dhe nxehmjen e zakonshme para sfidës në orën 20:45, ndaj Turiqisë.

Ajo që është vënë re në stadium është se në momentin kur futbollistët kuq e zi kanë dal në fushën e blertë jan fërshëllyer nga tifozët turk të cilët kanë hyrë në stadium.

Megjithatë në stadium ndodhen dhe tifozë të Shqipërisë, të cilët i kanë mbështetur me duartrokitjet e tyre futbollistët tanë, shkruan “Newsport.al”.

Me ekipin në fushë gjithashtu ka zbritur dhe mbrojtësi Elseid Hysaj i cili nuk do të luaj në sfidën e sotme për shkak të dëmtimit që pësoi me Napolin në ndeshjen ndaj Torinos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu