Londër, Autobusët lëvizin më ngadalë se karrocat e kuajve

Sipas analizimit të trafikut në qytetin e Londrës, trafiku sa vjen dhe rritet dhe tani ka kapur një shifër prej 40 përqind në 4 vitet e fundit.

Këto rezultate të larta sjellin një vonesë të madhe të trasportit ku sipas studimit autobusët në qendrën e Londrës lëvizin më ngadalë se karrocat e kuajve.

Banorët e kryeqytetit me transportin e ngadalte urban po vuajnë më tepër sesa në kohën kur lëviznin me karrocat me kuaj.

Sipas studimeve drejtuesit e automjeteve në Britani tashmë shpenzojnë 12,4 orë më tepër të bllokuar në trafik se sa në vitin 2012. Ndërsa në Londër kjo shifër është rritur nga 72 orë në vitin 2012, në 101 orë në këtë vit.

Shifrat në Londër ndoshta jenë një tregues alarmant i situatës së transportit publik në të gjithë botën. Zhvendosja e popullsisë drejt qendrave ka vështirësuar shpejtësinë e lëvizjes një situatë e tillë duhet të shërbejë si indicie për të përdorur sa më shumë biçikletat./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu