LSDM: 50 milionë euro për prodhim të energjisë elektrike

LSDM-ja dhe koalicioni, përmes institucioneve që udhëheqin, po marrin masa me kohë për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe për të siguruar sasi adekuate të energjisë dhe ushqimit në prag të njërit prej dimrave më të vështirë për shkak të krizës globale ekonomike dhe energjetike.Është rritur prodhimi vendas i energjisë elektrike, janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe potencialet energjetike në dispozicion, si dhe nga burimet e reja të rinovueshme të energjisë.

Me vendimin e fundit, janë siguruar 50 milionë euro të reja për ESM-në, që të rrisë edhe më tej prodhimin, si dhe janë në fuqi masat për kursimin e energjisë elektrike.

Shteti jep subvencion prej 80 për qind të çmimit të faturës së energjisë elektrike për qytetarët dhe qytetarët paguajnë vetëm rreth 20 për qind të çmimit.

Në këtë moment, të gjithë qytetarët, si dhe 72 mijë konsumatorë të vegjël, që janë kompani private më të vogla, marrin 80 për qind çmim të subvencionuar të energjisë elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu