LSDM-ja e merr Ministrinë e Bujqësisë, Shaqiri ministër i ardhshëm i Arsimit?

Ministri i Shoqërisë Informatike në dorëheqje, Jeton Shaqiri nga radhët e BDI-së pritet të ulet në kolltukun e Mila Carovskës, kurse ka gjasa që zëvendësministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski të bëhet ministër i këtij dikasteri.

BDI-ja e merr Ministrinë e Arsimit, kurse Ministria e Bujqësisë shkon në duart e LSDM-së.

Shkëmbimi dhe shpërndarja e resorëve mes partnerëve të ardhshëm qeveritarë nisi nga momenti kur në shumicën e zgjeruar qeveritare në Kuvend hynë edhe 4 deputetë të Alternativës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu