Në Çair të Shkupit u themelua shtabi i parë dygjuhësor nga LSDM-ja, në logo është e shkruar edhe shqip edhe maqedonisht. Prej tani organizimi komunal i dygjuhësisë, gjitha informacionet për aktivitetet dhe programin zgjedhor qytetarëve do tua ofrojë në të dy gjuhët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Se idea e Zaevit për dygjuhësinë tani ka filluar të vendoset në praktikë tregon fakti që pllakatat janë vendosur edhe në gjuhën shqipe në shtabin komunal të LSDM-së në Koçani.
Lideri i LSDM-së paraprakisht kishte deklaruar programin për zbatimin e dygjuhësisë, ndërsa paralajmërimet për konferenca për shtyp tani më shumë se një muaj dërgohen edhe në gjuhën shqipe.