LSDM kërkon ndryshime urgjente në sistemin shëndetësor

LSDM vlerëson se janë të nevojshme ndryshime urgjente në sistemin shëndetësor të Maqedonisë me të cilat do të mundësohet mbrojtje më e mirë e shëndetit të qytetarëve.

“Maqedonia është në mesin e dy vendeve të para në Evropë me rezultate të këqija në shëndetësi. Për këtë nevojiten ndryshime urgjente në sistemin shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit të tyre”, tha Zllate Mehmedoviq në konferencën e sotme partiake.

Ai theksoi se hulumtimi për vitin 2016 tregon se Maqedonia është në pozitën e 34 për nga rezultatet e këqija shëndetësore, prej gjithsej 35 vendeve evropiane.

“Termini im, koha e pritjes, reformat e ashtuquajtura janë vetëm farsë që nuk funksionon në realitet. Qytetarët e dinë se nga sa kohë u nevojitet që të vijnë deri te mjeku i vërtetë i cili do t`ua caktojë diagnozën e vërtetë. E dinë se më shumë kohë kalojnë në korridoret spitalore se në ordinancë. E dinë se nuk mund të vijnë drejt trajtimit përkatës shëndetësor pasi që ose aparatet janë të prishura, ose nuk ka aparate, prandaj ridërgohen nga klinika në klinikë, ndërsa çdo ditë shëndeti i tyre është gjithnjë e më i keq”, theksoi Mehmedoviq dhe theksoi se Maqedonia është në mesin e vendeve me për qindjen më të madhe të qytetarëve të cilët vuajnë nga depresioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu