LSDM: Ndihma prej 20 përqind për izolimin për secilën shtëpi (VIDEO)

Me qëllim që të zvogëlohen harxhimet e energjisë, që të lehtësohet ndotja dhe të zvogëlohet importi i energjisë elektrike, LSDM në programin parazgjedhorë paralajmëron ndihma për izolimin e shtëpive të qytetarëve prej 20 %, premtoi sot anwtari i Komitetit qendror nw LSDM, Damjan Mançevski, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.

”Qeveria e re do të ndihmojë secilin qytetar i cili do të izolojë objektin e tij. Drejtpërsëdrejti do të sigurojmë përkrahje financiare për qytetarët prej 20 % nga vlera e investimit për izolim energjetik. Kjo është pjesë nga prioritetet e reformave urgjente, për 180 diët e para” tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM në konferencën e sotme për shtyp./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu