LSDM nuk rri gojëmbyllur për sherret në Qytetin e Shkupit

LSDM nuk rri gojëmbyllur për sherret në Qytetin e Shkupit, në mes kryetares Danella Arsovska dhe ish mbështetësve të saj, opozitares VMRO DPMNE. Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, tha se interesat e biznesit dhe tenderi 136 milionë euro, dëmtojnë qytetarët dhe sipas saj, tregojnë fytyrën e vërtetë të Mickoskit. Ajo tha se sherret mes Mickoskit dhe Arsovskës nuk iu interesojnë shkupjanëve, të cilët presin punë dhe realizim të projekteve. Jançeva tha se Qyteti i Shkupit ka qëndruar në pikën zero për një vit. Projektet kyçe për qytetarët kanë ngecur për interesat afariste të strukturave në VMRO-DPMNE.

“Pas mega projektit kriminal Shkupi 2014, kryeqyteti po përballet me një fatkeqësi të re të quajtur Shkupi 2024. Por LSDM së bashku me qytetarët nuk do ta lejojnë këtë. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit vazhdojmë të funksionojmë si opozitë, si korrigjues vokal i punës së kryetarit dhe administratës së qytetit. Vazhdojmë të përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të propozojmë zgjidhje dhe të luftojmë për nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha Lubica Jançeva, Krye këshilltare e LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Nga opozitarja VMRO DPMNE sot thonë se fytyra e re e LSDM-së është Danella Arsovska. Ajo është lidere e koalicionit të sapoformuar ku sipas tyre, janë mbledhur të shantazhuar nga pushteti. Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së tha se kjo është arsyeja pse LSDM po përpiqet të mbrojë Arsovskën dhe përfshirjen e saj, siç citohet: “në keqpërdorime me impiantin e trajtimit dhe lidhjet e drejtpërdrejta me kompaninë turke për të cilën e di paraprakisht se çfarë oferte ka bërë”, tha Stoillkov.

“Qëllimi dhe shpresa e vetme e këtij pushteti anti-maqedonas janë tenderët, kleptomania dhe elementet е shantazhit që duhet të merren me opozitën në vend që të merren me problemet e qytetarëve dhe të Maqedonisë”, reaguan nga Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Pavarësisht përplasjeve mes VMRO DPMNE-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, as partia e Micksokit e as ajo e Kovaçevskit nuk mendojnë se nevojiten zgjedhje të reja për këshillin e qytetit të Shkupit. VMRO-ja tha se në këshill do të mbështesin projektet mira, ndërsa LSDM-ja e bën partinë e Mickoskit përgjegjëse për këtë situatë. Përplasjet mes VMRO-së e Arsovskës filluan pasi kjo e fundit shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit. Pas këtij vendimi të Arsovskës, kuadrot e VMRO-DPMNE-së dhanë dorëheqje nga postet udhëheqëse nëpër ndërmarrjet publike që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, me arsyetimin se gjatë kryerjes së detyrave të tyre ka munguar koordinimi me kryetaren Arsovska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu