LSDM: Paga mesatare deri në fund të vitit 2019 do të jetë 500 euro

Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM kanë dhënë rezultate reale, deklarojnë nga LSDM, pas që Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar se paga mesatare neto për muajin prill të vitit 2018, ka arritur shumën e 23.942 denarë, çka është 5.6 për qind më shumë në krahasim me atë të prillit të vitit 2017-të.

“Rritja e pagës minimale e ka hapur spiralen e rritjes së rrogave, fakti se rreth 90.000 punëtorë marrin paga më të larta ka ndikuar pozitivisht edhe në rritjen e pagës mesatare. Masat çka janë marr sigurojnë më shumë të holla tek qytetarët, paga më të larta dhe standard më të mirë për jetesë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga partia në pushtet theksojnë se me zgjidhjen e kontestit të emrit dhe afrimi i Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s pritet një rritje e pagave, me qëllimin që në fund të vitit 2019 paga mesatare të arrijë në 30.000 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu