LSDM paralajmëron veting të tërësishëm në gjyqësor

Vetingu në gjyqësor është i domosdoshëm për të bërë dallimin midis gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm dhe profesionistë dhe atyre që nuk janë në nivelin profesional. Ky paralajmërim sot është bërë nga LSDM.
Nga partia në pushtet thonë se ajo që po ndodh në gjyqësor është e turpshme dhe e papranueshme.

“Është e papranueshme për institucionet që supozohet se sjellin drejtësi për ta parandaluar dhe minuar atë. Vitet e fundit, opinioni ka qenë dëshmitar i procedurave maratone, kurthe ligjore, ngurrimi dhe hezitimi i gjyqësorit për të zgjidhur rastet e profilit të lartë të lidhura me korrupsionin që përfshijnë krimin dhe regjimin e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se përmes veprimeve joefektive dhe të papërgjegjshme, gjyqësori lejon që Gruevski të shmang drejtësinë, dhe ne e kundërshtojmë atë me forcë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu