LSDM po teston disa kandidatë për president, ja emrat?

Rreth pesëmbëdhjetë emra janë në listat me propozime për kandidat për president të shtetit në kuadër të organizatave komunale të LSDM-së, e në mesin e tyre ka edhe politikanë aktualë dhe të mëparshëm, si dhe ish bartës të pozitave publike dhe partiake.

Siç mëson “Sloboden Pechat”, presidenti aktual Stevo Pendarovski, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretari i përgjithshëm i partisë Mile Zeçeviq, ministrat Slavjanka Petrovska dhe Oliver Spasovski, pastaj Radmila Shekerinska, Gjorgi Spasov janë pjesë e kandidatëve, përcjell INA.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se të gjithë emrat do të testohen përmes anketave. Bazuar në analizat që do të përfshijnë rezultatet e sondazheve të opinionit publik, do të merret vendimi përfundimtar.

Mësojmë se LSDM-ja tashmë është duke testuar se si janë kandidatë të caktuar në mesin e qytetarëve dhe sondazhet do të vazhdojnë të zhvillohen. Interesant është fakti se emrat e Denko Maleskit dhe Ivon Veliçkovskit poashtu janë përfshirë në disa nga sondazhet e brendshme partiake të kryera nga socialdemokratët./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu