LSDM: Shumica e qytetarëve nuk po i besojnë Qeverisë, po vijnë ndryshimet

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë besim në VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin për shkak të politikave të gabuara dhe aktiviteteve kriminale që po i zbatojnë, vlerësuan nga LSDM-ja.

“Hulumtimi i fundit që u zbatua nga agjencia evropiane për shqyrtimin e mendimit publik, Eurobarometër, tregoi se 62 % e qytetarëve nuk i besojnë Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe vlerësuan se gjendja momentale është e keqe. Nga ana tjetër, po rritet besimi i qytetarëve në Bashkimin Evropian.
Gjendja e keqe financiare e qytetarëve, papunësia, mungesa e prosperitetit, largimi prej proceseve integruese dhe kushtet e këqija për jetesë janë arsyet kryesore për mosbesimin në qeverinë e VMRO-DPMNE-së.
Kjo është e pritshme duke e pasur parasysh se pushteti kriminal në ikje po e largon Maqedoninë nga rruga euroatlantike, po i varfëron qytetarët, duke menduar vetëm për llogaritë nga destinacionet përrallore tatimore.
Është e qartë. Maqedonisë i duhen ndryshime demokratike për një jetesë më të mirë dhe ndryshimet do të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme kredibile”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu