Lu flet me emra: Boll i mohuat lidhjet me krimin!

Ambasadori amerikan gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme foli me tone të qarta për lidhjet e forta mes politikës dhe kriminelëve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Lu deklaroi se nuk duhet që të mohohen këto lidhje të fuqishme e për të vërtetuar këtë ambasadori rënditi disa emra.

“Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt”-tha Lu.

Ndër të tjera ambasadori kërkoi të paktën 1 herë të vetme në Shqipëri, të hahen “peshqit e mëdhenj”.

Fjala e Donald Lu

Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt.

SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë.

Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh. /albeu


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu