“Luftërat sekrete”

Udhëzime për sabotazh, mustaqe të rreme e makineri për të deshifruar kodet. Ekspozita “Luftërat sekrete” e hapur të mërkurën në Paris shpalosi botën e shumëfantazuar të agjentëve të shërbimeve sekrete.

Brenda një konteksti ndërkombëtar që kujton Luftën e Ftohtë, ekspozita ripërshkon metodat e rekrutimit, trajnimet dhe mjetet e vëna në dispozicion të personaliteteve të njohura të spiunazhit, të tille si Lawrence i Arabisë dhe zyrtari rus i KGB-së Vladimir Vetrov, që prej perandorisë së dytë franceze deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

“Ekspozita ‘Luftëra sekrete’ prezanton mjetet e veprimit na dispozicion ta burrave ta politikës dhe ushtria na kohërat e luftës e në të paqes. Na koha paqeje ato nevojiten par ta mbrojtur interesat kur diplomacia ashta e paefektshme, ndërsa ne kohe lufte duhen për destabilizimin dhe çorganizmin e armikut para angazhimit te një force madhore”

Me gati 400 objekte dhe arkiva, ekspozita shfaq disa prej mjeteve me interesante të spiunazhit, të tilla si pajisja enigma e cila u përdor nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe makineri të tjera që mundësuan interceptimin dhe zbulimin e komunikimeve të armiqve.

Mes mjeteve të tjera më modeste përfshihen veshjet e maskimit, paruke dhe mustaqe të rreme, bashkë me libra që mësojnë artin e maskimit. 6 muaj pas sulmeve të janarit të vitit 2015 ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, parlamenti francez miratoi një ligj që i dha shërbimeve shtetërore të inteligjencës liri veprimi për të përgjuar publikun, duke përdorur kamerat apo mikrofonat e fshehtë pa nevojën e mandateve gjyqësore. / Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu