“Lufthansa” gjermane ka një lajm për ata që do të udhëtojnë

Pandemia me koronavirusin Covid19 ende nuk ka përfunduar, por aviotransporti në disa vende gradualisht po fillon të funksionojë. Kompania e mirënjohur e fluturimeve “Lufthansa” do të aktivizojë fluturime në 20 destinacione, por nga mesi i muajit të ardhshëm. Të gjithë aeroplanët do të fluturojnë nga Aeroporti i Frankfurtit.

Në këto fluturime janë përfshirë sidomos destinacionet turistike si: Majorka, Venecia, Ibiza, Malaga, Kreta, Rodos, etj.

Destinacionet e tjera që po bëhen gati do të publikohen gjatë javës së ardhshme. Kjo kompani ditë më parë ka njoftuar se do të riaktivizojë fluturimet për Los Angelos, Toronto dhe Mumbai.

Gjiganti gjerman i fluturimeve shpëtoi nga falimentimi, pasi që Qeveria gjermane i dha 9 miliardë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu