Lukaku nga e marta do të rifillojë punën që t’i thotë lamtumirë Chelseat, Interi në pritje

Teksa nesër (e martë) Romelu Lukaku pret të luajë ndeshjen e fundit të raundit të parë të Ligës së Kombeve, ai nuk ndalet së menduari për të ardhmen e tij.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, sulmuesi me të përfunduar aventurën me ekipin përfaqësues, do të zbarkojë në Londër ku do të punojë për të ndryshuar ambient.

Belgu nuk është aspak i kënaqur te Chelsea dhe kështu dëshiron këtë ketë një lamtumirë përfundimtare me klubin anglez.

Në anën tjetër Interi është në pritje të zhvillimeve, ku tani për tani është treguar i gatshëm të paguaj për një huazim të Big Rom.

Vlen të theksohet se edhe dëshira e lojtarit është të kthehet të luajë te klubi nga Milano. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu