Lukaku pranë Interit, Chelsea jep dritën jeshile për huazimin e tij

Me Marina Granovskaia tani mënjanë, merkatoja e Chelsea i është besuar trajnerit Thomas Tuchel. Lajm i shkëlqyer për Interin ku tashmë Chelsea ka dhënë miratimin për huazimin e sulmuesit belg te zikaltërit. Thuhet se Tuchel ka bërë të ditur se rikthimi i Lukakut tek Interi do të bëhet nëse zikaltërit paguajnë 25 milionë euro për huazimin e tij.

Lukaku vazhdon ende të bisedojë me klubin e tij duke ia bërë të qartë refuzimin e çdo destinacioni tjetër, ku është treguar i qartë që dëshiron vetëm Interin.

Chelsea ka pranuar për faktin se Lukaku nuk i ka bindur ata me performancën e tij në sezonin që kaloi, dhe kështu do të ishte më mirë për të që të liroheshin nga paga e tij e lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu