Lukaku së shpejti do ta riveshë fanellën e Interit, sipas Di Marzios

Chelsea dhe Inter kanë arritur marrëveshje për rikthimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, te skuadra italiane. Kështu, të paktën, thotë gazetari i njohur Gianluca Di Marzio.

Sipas tij, “zikaltërit” kanë bërë një ofertë në drejtim të londinezëve me vlerë 8 milionë euro plus bonuset, e cila duket se i ka bindur zyrtarët e “Bluve të Londrës”, për një huazim te Interi.

Gazetari italian thotë se kanë mbetur vetëm miratimi i klubit nga Londra dhe detajet e marrëveshjes me Lukakun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu