Për shkak edhe të situatës së tensionuar, kreu demokrat Basha është ngatërruar teksa bënte shumëzimet për tre projektet e inceneratorëve.
Duke iu përgjigjur sfidës së Ramës, pasi ky i fundit tha se nesë janë 400 milionë euro për këta inceneratorë siç thoshte kreu i opozitës, ai jepte dorëheqjen. Basha “ngeli në matematikë” dhe bëri një lapsus, pasi tha se 7×7 bëjnë 42, por që bëjnë 49.
Pas kësaj, salla e Kuvendit shpërtheu në të qeshura. Sipas llogarive të Bashës, shifra doli jo më siç ai thoshte, 400 milionë euro, por 350 milionë dollarë dhe për këtë ai i kërkoi ndjesë Ramës.










