Lulzim Basha: Rinia është braktisur, unë kam një plan serioz dhe do ta rikthej shpresën

Vlora ishte destinacioni i djeshëm i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të takimeve me qytetarët. Duke e konsideruar rininë si pjesën më të pakompromentuar të shoqërisë, kryedemokrati Basha hodhi kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Lideri demokrat theksoi se shpresa më e madhe e Shqipërisë është tek rinia e sotme, por sipas tij, kjo kategori është braktisur nga qeveria. “Shumica dërrmuese kemi shpresë dhe besim të madh të rinia, këtë e them për tri arsye. Së pari, rinia është shtresa më e pastër dhe më e pakompromentuar në vend. Së dyti, është shtresa më e përgatitur dhe më proeuropiane. Rinia mund dhe duhet të marrë në dorë fatet e Shqipërisë Europiane. Shqiptarët janë racë e zgjuar dhe e talentuar dhe janë të pirur drejt suksesit. Rinia është konkurrencë e papërballueshme, por për fat të keq në Shqipëri nuk i gjejnë këto mundësi. Rinia ka një braktisje totale nga qeveria. Rinia është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Rinia është grupi më i madh që i drejtohet emigracionit.

38 mijë të rinj që janë larguar nga vendi. Kjo qeveria iu lë vetëm, një rrugë, iu vret shpresën, iu heq lirinë dhe iu lë rrugën e emigracionit”, deklaroi ai. Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha iu përgjigj pyetjeve të tyre se çfarë cilësish duhet të demonstrojë një politikan që të jetë kryeministër i mirë, e që i shërben qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu