Lunaçek i bën thirrje Gruevskit të pranojë humbjen

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për “APA”, ka thënë se lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë është e gjatë, duke i vënë theksin mungesës së prespektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, mund të kishte mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit.

“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës.

Përkrah kësaj, BE duhet të rrisë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, ka thënë Lunaçek. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu