Lutfi Haziri: Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në balotazh duke e uruar kandidatin Alban Hyseni.

Haziri në një konferencë për media tha se Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit.

“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu