Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri pak më herët ka ushtuar të drejtën e votës në shkollën ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan.
Haziri gjatë procesit të votimit ka dëmtuar fletëvotimin dhe ka kërkuar që t’i jepet një fletëvotim i ri.
Kjo gjë është aprovuar nga kryesuesi i qendrës, derisa fletëvotimi i dëmtuar është larguar.Haziri po përballet në balotazh me kandidatin nga LVV, Alban Hysenaj.Sot në Kosovë mbahet rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës.









