“Madhësia ka rëndësi…?”, batuta e Justin Trudeau dhe Boris Johnson përpara mbledhjes së G7

Ata mund të jenë mbledhur sot për G7-në më të rëndësishme ndër vite, por kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai kanadez, Justin Trudeau nuk i kanë kursyer aspak batutat nën shoqërinë e njëri-tjetrit, sipas mediave të huaja.

Të dy kryeministrat kanë udhëtuar për në mbledhjen e liderëve botërorë që zhvillohet në Berlin, drejt e nga takimi i Komonuelthit në Ruanda, kështu që kanë zgjedhur edhe momentin për të krahasuar madhësitë e avionëve të tyre zyrtarë teksa janë parë në aeroporte.

Johnson vuri në dukje se ai kishte parë të ashtuquajturin “Canada Force One” në pistë, përpara se Trudeau të bënte shaka me liderin e Britanisë duke këmbëngulur se avioni i kryeministrit konservator ishte më i madh se i tij.

Por, Johnson iu përgjigj homologut kanadez duke thënë se avioni i tij ishte shumë modest. Me një gjatësi prej 44.5 metër, A321neo i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar është me të vërtetë më i vogël se Ç-150 Polaris i Trudeau, i cili ka një gjatësi mbresëlënëse prej 46.6 metër.

Ç-150 Polaris, i quajtur ‘Canada Force One’ ka njëshpejtësi maksimale prej 639 mph dhe mund të fluturojë gati 6000 milje pa pasur nevojë të furnizohet me karburant. Për krahasim, A321neo i Johnson ka një shpejtësi maksimale prej 544 mph dhe mund të përshkojë një distancë prej gati 5000 miljesh.

Megjithatë, ndryshe nga avioni i Trudeau, ai mund të ketë më shumë pasagjerë rreth 244, në krahasim me 194 të Canada Force One.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu