“Makinën po e drejtonte djali 8-vjeç”, dëshmi të frikshme nga nxënësit që ranë në humnere

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor fshatin Bërsnik me qytetin e Gramshit, kur një “Fuoristradë” që transportonte nxënës e mësues u rrokullis nga një lartësi prej gati 100 metrash.

Mes të plagosurve është edhe një vajze të vogël e cila konfirmon
se shoferi i mjetit, shtetasi K.D mbante në prehër djalin e tij 8-vjeçar.

Policia dyshon se ndonjë lëvizje e gabuar e timonit, nga ana e 8-vjeçarit ka bërë që mjeti të përfundojë në humnerë, por hetimet ende s’kanë përfunduar, shkruan BW.

Nxënësja e vogël konfirmon se: “Ishte çuni i Klodit ai që po ngiste makinën”.

Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit, ndërsa deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë nga ajo që ju ka ndodhur.

“S’mbaj mend asgjë që nga momenti që mjeti u rrokullis dhe ra poshtë. Dola me këmbët e mia”,- thotë njëri prej pasagjerëve.
aksidenti ne gramsh flasin te plagosurit.

“Ishim 8 persona në makinë, dola në momentin që makina ndaloi”,- thotë një djalë i ri.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm, Gramsh, mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit; N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu