Mal i Zi shpall fundin e virusit Covid-19

Në Mal të Zi të martën pasdite është shpallur fundi i epidemisë Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Malit të Zi. Në fakt fundin e epidemisë e ka shpallur Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve për muaj të tërë nga të gjithë në sistemin tonë dhe nga qytetarët tanë. Faleminderit për besimin. Disa masa do të anulohen, por pasi pandemia vazhdon ende, mbesin në fuqi masat kundër importimit të virusit”, ka njoftuar qeveria e Malit të Zi.

Mediat në Mal të Zi kanë shkruar se ky vend ka kaluar dy periudha të inkubacionit prej 28 ditëve pa raste të reja me koronavirus dhe kështu janë plotësuar kushtet për të shpallur fundin e epidemisë.

Të martën është njoftuar për 133 testime të reja, ndërsa nuk është paraqitur asnjë rast i ri. Në Mal të Zi ka kohë që nuk ka raste aktive. Gjithsej me koronavirus në këtë vend janë infektuar 324 persona. 315 janë shëruar kurse nëntë kanë vdekur.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu