Malaga vetëm 2 milionë euro larg nënshkrimit me Cristiano Ronaldon

Detaje interesante janë zbuluar nga e kaluara e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez, i cili tashmë konsiderohet si një nga më të mirët e historisë që kanë luajtur këtë sport, ishte shumë afër që të kalonte te Malaga.

Gjatë kohës kur lojtari ishte tinejxher, Malaga ishte vetëm 2 milionë euro larg transferimit të tij.

Këtë lajm e ka zbuluar së fundmi Carlos Rincon, i cili asokohe ishte kryeskaut i skuadrës spanjolle, transmeton lajmi.net.

“Cristiano ishte çfarë është tani, edhe kur ishte i ri. Një lojtar me forcë fizike, dhe spektakolar me topin.”

“Kisha parë Ronaldon, dhe ai nuk kishte debutuar akoma me skuadrën e parë të Sporting Lisbonës. Nisëm një ofertë përmes Jorge Mendes” ka zbuluar Rincon.

“Oferta që kemi bërë asokohe prekte 1.5 milionë euro, dhe lojtari kushtonte 3.5 milionë. Nuk finalizuam marrëveshjen, pasi nuk barazonim dot kërkesën e tyre” ka shtuar tutje ish skauti.

Me dështimin e kësaj lëvizje, Ronaldo do të shkonte te Manchester United, për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu